Mbahet Liga e parë Universitare në padel dhe pritet turneu ndërkombëtar "FIP BRONZE"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbahet Liga e parë Universitare në padel dhe pritet turneu ndërkombëtar "FIP BRONZE"
New Project (4)
05/05/2026 - 19:29
Linku u kopjua

Sporti i padelit po sheh një rritje të hovshme në Kosovë, duke u shtrirë tashmë edhe në nivelin universitar.

Argjend Aliu, koordinator i padelit në ligën universitare, në një bisedë për KosovaPress, ka shpalosur detaje rreth suksesit të kësaj lige dhe planeve madhore për të ardhmen e këtij sporti në vend.

"Sukses mjaft i madh me 12 ekipe pjesëmarrëse" – Integrimi i suksesshëm i padelit në aktivitetet e Universitetit të Kosovës

"Për herë të parë është duke u mbajtur kjo ligë e padelit me Universitetin e Kosovës dhe deri tani është duke pasur sukses mjaft të madh. Deri tash kanë marrë pjesë 12 ekipe; e kemi mbajtur me sistem grupor, me 4 grupe nga 3 ekipe," deklaroi Aliu.

Zhvillimi i shpejtë që nga viti 2022

"Nga viti 2022 numërojmë rreth 20 fusha" – Evolucioni i shpejtë i infrastrukturës së padelit dhe hapja e qendrave të reja në vend

"Padeli fillimisht në Kosovë për herë të parë ka ardhur në vitin 2022, kur e kemi hapur së pari Federatën e Padelit, pastaj fushat, ku interesimi ka filluar të shfaqet hap pas hapi, ditë pas dite. Që nga viti 2022 numërojmë rreth 20 fusha, ku janë 4 qendra: e para që ka qenë dhe është ende 'Be All Padel', më pas vitin e kaluar 'Padel Zone', pastaj këtë vit janë dy qendra që janë hapur 'Padel Arena' dhe një që pritet të hapet këtë javë që quhet 'Terra Padel'."

"Turne ndërkombëtar 'FIP BRONZE' në Prishtinë" – Kosova bëhet nikoqire e një ngjarjeje të madhe të Federatës Ndërkombëtare të Padelit

"Gjithashtu, për herë të parë do të zhvillohet një turne ndërkombëtar ku Federata Ndërkombëtare e Padelit do të organizojë, bashkë me Federatën e Padelit të Kosovës, 'FIP BRONZE' në Prishtinë, prej datës 7 maj deri më 10 maj 2026."

Ngjarje të mëdha në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit – Rëndësia e përkrahjes institucionale dhe sponsorëve në zhvillimin e padelit

"Po, Federata e Padelit zakonisht organizon ngjarje të mëdha në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, me Komunën e Prishtinës dhe disa sponsorë të ndryshëm," përfundoi ai.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026