Leicester City, nga kampionë të Premier Ligës në kategorinë e tretë brenda 10 viteve
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Leicester City, nga kampionë të Premier Ligës në kategorinë e tretë brenda 10 viteve
Leicester City ka pësuar një rënie drastike nga elita në kategorinë e tretë të futbollit anglez (League One), saktësisht dhjetë vite pas triumfit historik në Premier League.
Sipas Daily Mail Sport, barazimi 2-2 kundër Hull City vulosi fatin e "Dhelprave", të cilët përjetuan rënien e dytë radhazi brenda dy viteve, pavarësisht se e nisën sezonin si favoritë për rikthim në elitë.
Penalltia e Jordan James dhe goli i Luke Thomas nuk mjaftuan për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, duke bërë që klubi të preki pikun më të ulët në historinë e tij të dekadës së fundit, i goditur edhe nga një dënim prej gjashtë pikësh për shkelje financiare.
Kryetari i klubit, Aiyawatt Srivaddhanaprabha, u kërkoi falje tifozëve për këtë dështim total, duke marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për situatën e rëndë.
Ai u shpreh: "Rënia në League One tashmë është konfirmuar. Si kryetar, kjo përgjegjësi më takon mua. Nuk ka arsyetime. Kemi përjetuar lartësitë më të mëdha dhe tani uljet më të ulëta; dhimbja ndahet nga të gjithë ne. Më vjen vërtet keq për zhgënjimin që kemi shkaktuar" u shpreh kryetari.
Srivaddhanaprabha shtoi gjithashtu se synimi tani është i qartë: "Do të marrim vendimet e nevojshme për të çuar klubin përpara, duke punuar së bashku për të rindërtuar, përmirësuar dhe rikthyer standardet që priten nga Leicester City."
KosovaPress