​Alvarez kërkon largimin nga Atletiko, tifozët djegin fanellën e tij
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Alvarez kërkon largimin nga Atletiko, tifozët djegin fanellën e tij
Fanella
23/06/2026 - 12:24
Linku u kopjua

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez ka trazuar atmosferën te Atlétiko Madridi, pasi ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.

Pas fitores së Argjentinës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ndeshje që siguroi kualifikimin e “Albicelesteve” në fazën e 1/16-ës së finales, Álvarez foli për mediat dhe konfirmoi se e ardhmja e tij mund të jetë larg Madridit.

“Gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Duhet të jem i sinqertë dhe kam folur me njerëzit në klub, me ata me të cilët kisha nevojë të flisja”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në Spanjë. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të tifozëve të Atlétiko Madridit duke djegur fanellën e lojtarit, në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit të tij.

https://x.com/BandaNeptuno/status/2069179863160774986?s=20
https://x.com/BandaNeptuno/status/2069179863160774986?s=20
https://x.com/BandaNeptuno/status/2069179863160774986?s=20

Interesimi për Álvarezin mbetet i madh. Më herët gjatë këtij muaji, Real Madridi kishte bërë të ditur se Atlétiko refuzoi një ofertë prej 150 milionë eurosh për 26-vjeçarin. Sipas raportimeve, oferta ishte pjesë e premtimeve të presidentit Florentino Pérez gjatë fushatës së tij për rizgjedhje.

Ndërkohë, edhe Barcelona vazhdon të përmendet si një nga klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit argjentinas. Megjithatë, drejtuesit e Atlétiko Madridit kanë përsëritur vazhdimisht se nuk kanë ndërmend të negociojnë largimin e tij, duke u mbështetur te klauzola e lirimit që arrin në 500 milionë euro.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026