Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta
New Project - 2026-06-24T150023.347
24/06/2026 - 17:06
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030".

Në konferencë morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ndërsa u diskutua për organizimin e sigurisë bazuar në përvojën e Lojërave Olimpike të Parisit.

“Suksesi i këtij projekti nuk ndërtohet në ditën e hapjes së Lojërave, por çdo ditë përmes planifikimit, koordinimit dhe përkushtimit institucional. Po punojmë çdo ditë për të siguruar që Kosova të jetë e gatshme të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta evropiane”, ka shkruar Gashani.

Ai shtoi se synimi është që "Prishtina 2030" të lërë një trashëgimi të qëndrueshme për sportin dhe rininë në Kosovë.

Konferenca konsiderohet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare, me institucionet vendore që kanë nisur tashmë koordinimin dhe planifikimin strategjik për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe profesional për pjesëmarrësit dhe vizitorët.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026