Qëndrimi armiqësorë i Serbisë ndaj Kosovës, prezenca e dyzetë e tetë bazave operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës dhe blerja e sistemeve dhe armatimit nga Rusia dhe Kina, është rrezik real dhe ashtu do ta trajtojë vendi ynë.
Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka theksuar se sa i përket aspektit të përgatitjes së mbrojtjes, Kosova qëndron afër anëtarësimit në NATO, mirëpo normalisht problemi është politik.
Ai shprehet se Kosova qëndron afër anëtarësimit në NATO, mirëpo problemi është politik, sidomos nga shtetet mosnjohëse.
Përndryshe, në “Samitin Ballkanik të dezinformimit”, Maqedonci ka thënë se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska, kanë përdorur armatim të prodhuar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë dhe se kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë në Serbi.