Manchester City luan finalen e katërt radhazi të Kupës FA
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Manchester City luan finalen e katërt radhazi të Kupës FA
Manchester City lufton për titullin e tetë në Kupën FA, por duhet të mposhtë Chelsean për të siguruar trofeun e dytë të sezonit, në ndeshjen e cila zhvillohet sonte në Wembley.
“Cityzens” do të luajnë finalen e katërt radhazi në Kupën FA, duke kërkuar hakmarrje për humbjet në ndeshjet finale ndaj Manchester United dhe Crystal Palace në dy sezonet e fundit. Duke qenë se tashmë kanë triumfuar në Wembley këtë sezon, duke mposhtur Arsenalin në finalen e Kupës Caraboa, vetëbesimi është shumë i lartë.
Ndërkohë problemi i vetëm real me formën fizike për Cityn para finales në Ëembley është Rodri. Spanjolli mungon që nga fitorja në Premier Ligë kundër Arsenalit muajin e kaluar për shkak të një dëmtimi dhe mbetet në dyshim për këtë fundjavë, pavarësisht rikthimit të tij në stërvitje.
Ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Cityt do të zhvillohet nga ora 16:00.
Formacionet e mundshme:
Chelsea (4-2-3-1): Sanchez; James, Fofana, Colëill, Cucurella; Santos, Caicedo; Palmer, Fernandez, Neto; Pedro.
Man City (4-2-3-1): Trafford; Nunes, Khusanov, Guehi, O’Reilly; Silva, Gonzalez; Semenyo, Cherki, Doku; Haaland.