Mallorca në epërsi ndaj Valencias
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mallorca në epërsi ndaj Valencias
New Project - 2026-04-21T171122.107
21/04/2026 - 20:12
Linku u kopjua

Mallorca ka zhbllokuar sfidën menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, ku pas një krosimi perfekt nga Sergi Darder, Samu Costa tundi rrjetën me kokë për rezultatin 1-0.

Ky gol ka një peshë të jashtëzakonshme për "Piratët", pasi me këtë fitore momentale ata grumbullojnë 37 pikë, duke parakaluar direkt Valencian në tabelë dhe duke krijuar një distancë sigurie prej 5 pikësh nga zona e rrezikut.

Ndonëse vëmendja ishte te Vedat Muriqi, i cili ka qenë një rrezik konstant në zonë dhe ka tërhequr mbrojtjen kundërshtare, hapësira e krijuar i lejoi Costas të gjente rrugën e rrjetës.

Nëse takimi mbyllet me këtë rezultat, Muriqi me shokë do të bënin një hap gjigant drejt sigurimit të mbijetesës në La Liga, duke e lënë Valencian në një pozitë mjaft kritike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026