Malisheva shpërthen pas dramës në Podujevë: Çuditërisht nuk funksionoi VAR-i
Vendor
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Malisheva shpërthen pas dramës në Podujevë: Çuditërisht nuk funksionoi VAR-i
New Project (66)
24/05/2026 - 19:02
Linku u kopjua

Pas Prishtinës së Re, një tjetër reagim tejet i ashpër ka ardhur në drejtim të ndarjes së drejtësisë në xhiron e 35-të, kësaj radhe nga taborri i FC Malishevës.

Përmes një komunikate zyrtare në faqen e tyre në Facebook, menjëherë pas humbjes 3-2 ndaj Llapit në Podujevë, malishevasit kanë hedhur akuza të rënda, duke zbuluar se në këtë takim pati edhe probleme të dyshimta teknike me teknologjinë.

Në reagimin e tyre, klubi thekson se kulmi i dëmtimit erdhi nga referi kryesor, Lirim Jashari, ndërsa kanë mbetur të habitur me mosfunksionimin e sistemit VAR:

"Në këtë ndeshje ÇUDITËRISHT nuk funksionoi sistemi VAR dhe kjo ishte befasia e parë për ne! Si klub vlerësojmë punën e gjyqtarëve, por tashmë është bërë e tepërt dhe sot ishte kulmi nga gjyqtari kryesor, i cili me vendime kontraverse edhe sot sikurse në disa ndeshje tjera na dëmtoi. Çka është e tepërt, është e TEPËRT!"

Nga udhëheqësia e klubit të Malishevës kanë paralajmëruar se nuk do të heshtin përballë kësaj ndarjeje të drejtësisë dhe se zyrtarisht do t'i drejtohen të gjitha organeve përgjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës për të kërkuar llogari.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026