Macron kritikon Trump: Planet e tij për Hormuzin janë jo realiste
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Macron kritikon Trump: Planet e tij për Hormuzin janë jo realiste
Macron
02/04/2026 - 19:42
Linku u kopjua

Emmanuel Macron ka kritikuar Donald Trump, duke e cilësuar si “jo realist” idenë për rihapjen me forcë të Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti francez tha se deklaratat e Trump, i cili e ka quajtur NATO “tigër letre” dhe ka kërcënuar me tërheqjen e SHBA-së, po minojnë besimin brenda aleancës dhe “po e dëmtojnë vetë thelbin e saj”.

Sipas The Guardian, ai shtoi se ka “shumë fjalë dhe pak seriozitet” në qasjen aktuale, përcjell KosovaPress.

Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Macron u shpreh se përdorimi i forcës do t’i ekspozonte flotat ndaj sulmeve iraniane dhe se siguria e saj mund të arrihet vetëm përmes koordinimit me Iranin pas një armëpushimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026