"Ma vranë babanë para syve", rrëfimi tronditës i 11-vjeçares për Masakrën e Hallaqit të Vogël
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
"Ma vranë babanë para syve", rrëfimi tronditës i 11-vjeçares për Masakrën e Hallaqit të Vogël
fdgfdg
18/07/2026 - 08:48
Linku u kopjua

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar dëshminë autentike të Nazlije Selim Selimit, e cila ishte vetëm 11 vjeçe kur i mbijetoi Masakrës së Hallaqit të Vogël.

Në rrëfimin e dhënë vetëm pak ditë pas krimit, Nazlija kujton momentet tragjike kur forcat serbe i vranë babanë dhe dhjetëra banorë të tjerë të fshatit. Sipas IKKL-së, dëshmia e saj përfaqëson kujtesën e vuajtjeve të mijëra civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe shërben si thirrje që e vërteta të dokumentohet, të ruhet dhe të mos harrohet.

Instituti thekson se ruajtja e dëshmive të të mbijetuarve ndihmon në dokumentimin e krimeve dhe afron drejtësinë një hap më pranë për viktimat e luftës.

Videoja është publikuar me pëlqimin e shprehur të Nazlije Selim Selimit dhe është pjesë e arkivit të Institutit. Materiali është dhuruar në IKKL nga gazetari norvegjez Paul Refsdal.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026