Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë ka prekur kufijtë e racizmit
Lexohet për: 2 min.
luftiu-080124
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitet shqiptar në Luginë të Preshevës ka prekur kufijtë e racizmit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Ai thotë se jeta e shqiptarëve në këto tri komuna nuk i ngjason një qytetari të rajonit. Në intervistën për KosovaPress, ai deklaron se vetëm në Bujanoc, Serbia po investon 5.3 milionë euro në shkollat serbe. Një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në shkollat shqipe, për çka shprehet se janë në rrezik për mbyllje.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se çdo ditë e më tepër ka rënie të numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për shkak të migrimit masiv.

“Diskriminimi i shtetit të Serbisë ndaj komunitetit shqiptar në Serbi i ka prekur kufijtë e racizmit. Për shkak që trendi i diskriminimit nuk është që po ndalon, por vazhdimisht po rritet...”, deklaron Lutfiu.

Lutfiu thotë se nuk ka integrim të plotë të shqiptarëve në institucione, por tendencë për largimin e tyre nga puna.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar pohon se shqiptarët në të tri komunat e Luginës ndihen të rrezikuar të marrin edhe shërbime shëndetësore.

"Ka hezitim të shqiptarëve të marrin shërbime shëndetësore në Luginë", thotë ai mes tjerash.

Në takimet me akterë ndërkombëtarë gjatë vitit të kaluar, Lutfiu tregon se me fakte ua ka paraqitur format e diskriminimit.

"Jeta e qytetarëve shqiptarë nuk i ngjason një qytetari në vendet e rajonit", thotë ai.

Po ashtu, Nevzad Lutfiu përmend edhe mos-njohjen e diplomave të shqiptarëve të Luginës dhe pamundësinë për të punuar në vendin e lindjes. Ai konsideron se duhet të përpilohet një strategji kombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë se si t’i qasen interesave të shqiptarëve të Luginës./Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025