Lushtaku, dy herë “më i fortë’ e më “popullor” se Mehani e Vetëvendosje pas incidentit në Skenderaj, sipas Facebook-ut
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lushtaku, dy herë “më i fortë’ e më “popullor” se Mehani e Vetëvendosje pas incidentit në Skenderaj, sipas Facebook-ut
lushtaku foto per gazin
14/05/2026 - 18:30
Linku u kopjua

Sami Lushtaku doli “më i fortë” dhe më “popullor” se Vetëvendosje, pas incidentit në të cilin ai u përfshi, mesditën e së enjtes, në Skenderaj, me kryetarin e degës së VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani. Të paktën sipas nje vrojtimi qe i ka bere KosovaPress disa statistikave në Facebook, pas ore pas kesaj ngjarje.

Mehani tha se u sulmua fizikisht nga Lushtaku, në një lokal. Kryetari i Skenderajt tha se u provokua nga Mehani, paraprakisht, dhe qytetarët nuk e duruan atë.

Pas këtij incidenti, Lushtaku dhe Vetëvendosje kanë dal me nga një qëndrim në profilet e tyre zyrtare. Postimi i të parit mori gati dyfish më shumë reagime të përgjithshme (9 mijë e 100) krahasuar me atë të partisë së Mehanit (4 mijë e 900), në tri orët e para.

Kryetari i komunës ishte “më i fortë” edhe për sa i përket numrit të komenteve, ani se jo të gjitha ishin pozitive për të. Edhe te postimi i VV-së kishte jo pak komente negative për këtë parti dhe anëtarin e saj, Mehanin.

Lushtakut i komentuan të paktën 2 mijë e 400 veta (profile) ndërsa Vetëvendosjes 1 mijë e 800.

Kjo e fundit e “mposhti” kryetarin e Skenderajt vetëm me numrin e shpërndarjeve të postimit. VV pati 696 “share” deri në orën 17 e 30, ndërsa Lushtaku 313.

Postimi i kryetarit të komunës drenicase ishte më i shkurtë se ai i partisë më të madhe në vend.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si "Sami Serbia" qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan! SL”, ka shkruar Lushtaku.

Vetëvendosje shkroi gati katër herë më gjatë.

“Ky sulm fizik banditesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti”, thuhet, ndër tjera, në reagimin e VV-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026