Lushaku: Engel ishte një zë i qartë dhe i vendosur në mbrojtje të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lushaku: Engel ishte një zë i qartë dhe i vendosur në mbrojtje të Kosovës
24/04/2026 - 11:17
Linku u kopjua
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve, tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.
Ajo në seancën përkujtimore të Kuvendit, në nderim të kongresmenit amerikan, tha se Engel ishte një zë i qartë dhe i vendosur në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Kongresmeni Engel ishte një mbështetës i palëkundur. Një zë i qartë dhe i vendosur në mbrojtje të së drejtës së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Në një kohë kur e vërteta për vendin tonë kishte nevojë të dëgjohej, Eliot Engel ishte ndër ata që e ngritën atë me guxim në zemër të politikës amerikane, duke i dhënë zë një populli që kërkonte të drejtën për të jetuar i lirë”, tha ajo.
Engel ndërroi jetë ditë më parë. Ai ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një personazh të famshëm në Kosovë.