Lulzim Peci thotë se prapa protestës pro-ruse në Beograd qëndron Vuçiq
Lexohet për: 1 min.
safe_image
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sonte në Beograd serbët dolën në protestë duke i dhënë mbështetje Rusisë në agresionin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Ndërsa serbët e mbledhur protestues u shprehën kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe pro Vladimir Putinit, udhëheqësi i KIPRED-it Lulzim Peci thotë se prapa kësaj proteste qëndron vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Organizatori i protestës së sotme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin, biri i Alekasandar Vuçiqit. Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zavetnici”, e njohur si shume pro-ruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste. Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket pro-perëndimor krahas ultra-nacionalistëve pro-rusë”, ka shkruar Lulzim Peci në një postim në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025