Lojtarët e Kosovës optimistë para ndeshjes vendimtare me Turqinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lojtarët e Kosovës optimistë para ndeshjes vendimtare me Turqinë
dion gallapeni
28/03/2026 - 15:05
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen historike kundër Turqisë, që do të luhet më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas triumfit dramatik 4-3 ndaj Sllovakisë në play-off, lojtarët “dardanë” tregojnë optimizëm dhe besim të plotë për sfidën e ardhshme.

“Normalisht që është një ndeshje e vështirë duke marrur parasysh kualitetin që ka Turqia, mirëpo këtë e kemi vërtetuar edhe në ndeshjet më parë, se pavarësisht cilësisë së skuadrës së tyre ne jemi shumë të bashkuar si grup, luftojmë për njëri tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi” – tha Dion Gallapeni.

Ndërsa Veldin Hoxha u shpreh optimist për gjendjen e mirë të ekipit, si dhe bërë të ditur se prania e tifozëve në stadium do të jetë, një shtysë më e fortë për Kombëtaren.

“Mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë brenda skuadrës. Jemi një ekip shumë i mirë dhe luajmë si një ekip i bashkuar, gjë që është një nga pikat tona më të forta” – tha Veldin Hoxha.

Finalja e play-off-it me Turqinë konsiderohet vendimtare për kualifikimin në Botërorin 2026, dhe presioni i tifozëve pritet të japë një motiv shtesë për lojtarët. Pas fitores mbresëlënëse kundër Sllovakisë, optimizmi dhe besimi janë të lartë në kampin e Kosovës.

Finalja e play-off-it për kualifikim në Botëror zhvillohet të martën mes Kosovës dhe Turqisë, nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026