Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se është distancuar nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në ekzekutivin kosovar, thonë se lobimi aktiv i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq drejtuar Bashkimit Evropian, e kanë sulmuar marrëveshjen në dy pikat e saj qendrore që do t’ia pamundësojnë zbatimin e saj. Sipas tyre, fajtor është edhe përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti ta bindë Serbinë për nënshkrim të ujdisë dhe zbatim të saj.
Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit, Albin Kurti, thotë për KosovaPress, se Serbia me veprimet e fundit e ka kontestuar ekzistencën e marrëveshjes së Brukselit.Duke folur për rolin e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, teksa është në përfundim të mandatit, Zulfaj thotë se kanë pasur mospajtime për shkak të qasjes së tij dhe mosbarazisë ndërmjet palëve.
Në anën tjetër, Zulfaj për KosovaPress flet edhe për qeverisjen tri vjeçare, ku rendit sukseset që sipas tij janë arritur.
Sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme brenda këtij viti, Zulfaj, thotë se janë të gatshëm për një gjë të tillë, por vetëm kur të dakordohen me partitë opozitare për datën e zgjedhjeve dhe shpërbërjen e Kuvendit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...