Disa persona me automjetet e tyre dhe flamuj kombëtarë kanë shkuar sonte për të festuar Ditën e Pavarësisë në veri të Mitrovicës.
Ata janë sulmuar me gurë afër përmendores së 'Princ Llazarit' nga disa qytetarë serbë, por përveç dëmeve në automjete, nuk ka të lënduar.
Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej tyre të mitur, në dyshimin se kanë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas tij, dyshohet gjithashtu se ata janë sulmuar me gurë nga disa serbë.Tutje, ai sqaroi se nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, teksa shtoi se policia është duke e trajtuar ketë rast, pasi që personat janë të mitur dhe se ky rast është hapur si ‘dëmtim kriminal’. Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë lirua, ndërsa janë shqiptu 4 tiketa
Prej tyre tre për mungesë patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe 1 për më shumë persona në automjet se sa që është e lejuar (7 persona në një pikap).