SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët ta vizitojnë Erion Veliajn në burg
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
erion veliaj
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në qelitë e paraburgimit të Durrës, raportojnë mediet.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i paraqitën Veliajt masën e sigurisë, shkruan ATSH.

Gjykata e Posaçme konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë “Arrest me burg”, nga ku më pas u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te rruga “Mine Peza” në Tiranë për në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025