Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse vërtetohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit
Intervista
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse vërtetohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit
Besarta Qardaku 1
18/03/2026 - 13:59
Linku u kopjua

Nëse konstatohet se zyrtarët social te Qendrës për Punë Sociale kanë bërë shkelje dhe kanë neglizhuar rastin e 5-vjeçarit Komuna e Lipjanit paralajmëron se  do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi tyre siç e parasheh legjislacioni në fuqi.

Kështu tha zëdhënësja e Komunës së Lipjanit, Besarta Qadraku e cila tha se do të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet kompetente  për zbardhjen e rrethanave për rastin e 5-vjeçarit i cili për shkak të keqtrajtimit  nga prindërit është në gjendje shëndetësore të rëndë duke u trajtuar nga QKUK.

“Një ngjarje mjaftë e rëndë që na ka shqetësuar të gjithëve natyrisht rasti është trajtuar nga Qendra për Punë Sociale dhe organet kompetente  rasti në të cilin është i përfshirë një 5-vjeçar është duke u trajtuar nga organet përkatëse  dhe si të tillë respektojmë procesin. Ne si komunë jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim në çfarëdo forme për të zbuluar rrethanat deri në zbardhjen plotësisht të rastit”, tha ajo për KosovaPress.

Ajo tha se nëse konstatohet se ka pas shkelje apo neglizhencë nga zyrtarët e QPS në Lipjan do të marrin masa qoftë suspendim apo edhe largim nga vendi i punës.

“QPS ka qenë e informuar për rastin dhe sigurisht dhe duke e trajtuar tani rasti  është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe ne jemi duke pritur një analizë dhe një raport të detajuar  lidhje me këtë rast. Derisa nuk kemi një raport të detajuar nuk jemi kompetent të flasim por nëse konstatohet se ka pas neglizhencë ose shkelje nga ana e zyrtarëve patjetër që do të ndërmarrim masa… Përfshihet suspendimi dhe largimi”, tha ajo.

Qadraku tha se janë në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në komunëne Lipjanit.

“Patjetër qe jeni jemi në koordinim me QPS e cila është duke e trajtuar rastin bashkë me organet përgjegjëse dhe për të mos e penguar rastin deri më tani këto informacione”, tha ajo.

5-vjecari nga Lipjani për shkak të keqtrajtimit nga prindërit është duke u trajtuar në Kujdesin Intenziv Pediatrik, ndërsa tashmë me kërkesë të prokurorit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për të dy prindërit.

Fëmija ka plagë të rënda në shputat e këmbëve dhe ndryshime të theksuara gangzenoze ndërsa, nga Klinika e Pediatrisë kanë deklaruar se fëmija dyshohet edhe për kequshqyerje.

Tashmë 6 fëmijët tjerë të kësaj familje janë marrë nën përkujdese nga Qendra për Punë Sociale e Lipjanit.

Rastin e ka dënuar edhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti i cili ka urdhëruar  që Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të fillojë me urgjencë hetimin institucional lidhur me trajtimin e këtij rasti nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në mënyrë që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha obligimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve, dhe mundësive të parandalimit./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026