Kush do të jetë kandidat për kryeministër nga PDK-ja nëse zgjedhjet mbahen në qershor?
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kush do të jetë kandidat për kryeministër nga PDK-ja nëse zgjedhjet mbahen në qershor?
Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme gjatë këtij viti, ku do të vendoset edhe për kryetarin e ri.
Kështu thotë për KosovaPress, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. Ai shton se zgjedhjet do të mbahen për të gjitha nivelet, por nuk tregon nëse kryetari aktual do të rikandidojë apo do të ketë edhe kandidatura të tjera.
“Kur mbahen zgjedhjet e brendshme, mbahen për krejt. Edhe për degët, edhe për kryetarin, edhe për kryesinë, edhe për këshillin drejtues. Por të gjitha partitë, dikush ka mbajtur, dikush s’ka mbajtur në nivele të përgjithshme, por kanë mbajtur sa për me përmbush kushtin e KQZ-së. Koha është me i mbajtur zgjedhjet, por në kushtet në të cilat neve po përplasemi me zgjedhjet e përgjithshme, këto dy vjet që është dashur me u mbajtur zgjedhjet, nuk kemi mundur me i mbajtur sepse ato marrin kohë për t’u zgjedhur të gjitha nivelet. E dyta, ti nuk e di se kush vjen tani, kush bëhet kryetar, kush bëhet anëtar i kryesisë, kush bëhet pjesë e Këshillit Drejtues, dhe e lë hapësirë për mos u përgatitur për zgjedhjet... Nuk ka biseduar kush për kandidatura për kryetar. Ato janë obligim kushtetues, obligim statutar që kur të kryhen zgjedhjet në të gjitha nivelet, mbahen zgjedhjet për Këshillin Drejtues edhe për kryetarin”, thekson Haliti.
Nëse nuk zgjidhet presidenti i ri deri më 28 prill, vendi shkon në zgjedhje të reja, më së largu më 7 qershor.
Në këto rrethana, deputeti Haliti tregon nëse kryetari aktual Bedri Hamza do të jetë sërish kandidat për kryeministër.
“Varet a dëshiron zoti Hamza me qenë kandidat. Edhe varet tani nga diskutimet që janë edhe në kryesinë e partisë, edhe në Këshillin Drejtues. Në qoftë se ka më shumë kandidatura që paraqiten, normalisht që duhet të votohet”, përfundon ai. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.