Leotrim Kryeziu thyen rekord me Prishtinën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Leotrim Kryeziu thyen rekord me Prishtinën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë
New Project (87)
26/05/2026 - 19:26
Linku u kopjua

Sulmuesi i FC Prishtinës, Leotrim Kryeziu, ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së klubit bardhekaltër pas golit të realizuar në derbin ndaj FC Ballkanit.

Me këtë gol, "Leo" ka arritur në kuotën e 48 realizimeve me fanellën e Prishtinës, duke u ngjitur në vendin e dytë si golashënuesi më i mirë i klubit në periudhën e pasluftës dhe duke lënë pas legjendën Azem Ahmeti. Para tij në këtë listë tashmë mbetet vetëm Sheremet Jusufi, i cili kryeson me 60 gola.

Përveç golave, Kryeziu ka regjistruar një tjetër arritje të jashtëzakonshme duke kapur shifrën e 228 paraqitjeve zyrtare.

Ky numër ndeshjesh e rendit atë gjithashtu si lojtarin e dytë me më së shumti paraqitje për Prishtinën në epokën e pasluftës, duke dëshmuar besnikërinë dhe kontributin e tij të madh për klubin kryeqytetas.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026