Real Madridi e Bayerni kërkojnë shërbimet e 17-vjeçarit shqiptar
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Real Madridi e Bayerni kërkojnë shërbimet e 17-vjeçarit shqiptar
Real-Madrid foto
21/04/2026 - 11:35
Linku u kopjua

Talenti shqiptar Adri Mehmeti po vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm në Major League Soccer, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të MLS Transfers, mesfushori i ri i New York Red Bulls ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane si RB Leipzig dhe Bayern Munich. Për më tepër, thuhet se ka pasur edhe një rekomandim që Real Madrid ta ndjekë nga afër lojtarin para Kupës së Botës.

Mehmeti ka pasur më parë eksperienca me klubet e rrjetit Red Bull, duke u stërvitur me Red Bull Salzburg gjatë vitit 2024 dhe me RB Leipzig në vitin 2025, çka ka ndikuar në zhvillimin e tij si lojtar.

Goli i parë i talentit shqiptar në MLS i mohoi fitoren Inter Miamit, ku aktivizohet edhe ylli argjentinas Lionel Messi.

Paraqitjet e fundit dhe progresi i shpejtë i 17-vjeçarit po e vendosin atë në mesin e talenteve më premtues për të ardhmen, ndërsa interesimi nga klubet elitare tregon se një hap i madh në karrierë mund të jetë shumë afër.

Mehmeti më parë ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026