Lëndohet ylli i Manchester United
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund pritet të jetë jashtë fushave për dy deri në tri javë, si pasojë e një lëndimi në muskul.

Hojlund po kalonte nëpër një formë tejet të mirë, ku në gjashtë ndeshjet e fundit ka shënuar shtatë gola për United, raporton KosovaPress.

Ai do të mungojë në ndeshjen e radhës së United kundër Fulhamit.

“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester United në Premier Ligë kundër Fulhamit të shtunën si pasojë e një lëndimi në muskul. Pritjet janë që ky lëndim do ta mbajë atë jashtë fushave për dy deri në tri javë”, shkruhej në komunikatën e United.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024