Legjenda Serena Williams kthehet nga pensionimi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Legjenda Serena Williams kthehet nga pensionimi
New Project - 2026-06-01T144909.575
01/06/2026 - 16:49
Linku u kopjua

Legjenda e tenisit botëror, Serena Williams, do të bëjë një rikthim të jashtëzakonshëm në tenis në moshën 44-vjeçare.

23 herë kampionia e Grand Slam-eve ka pranuar një ftesë (wildcard) për të marrë pjesë në turneun e dysheve (doubles) në fushën me bar në "Queen's Club" të Londrës këtë muaj.

Williams, e cila nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga shtatori i vitit 2022 kur u përshëndet me tenisin profesional në "US Open", u shpreh mjaft e emocionuar për këtë kapitull të ri:

"‘Queen's Club’ më duket si vendi i përsosur për të filluar këtë kapitull të radhës. Bari më ka falur disa nga momentet më domethënëse të karrierës sime dhe jam e rritur që po kthehem të garoj në një nga skenat më ikonike të këtij sporti."

Zërat për rikthimin e saj kishin nisur që vitin e kaluar kur ajo u fut sërish në pishinën e testeve anti-doping.

Për më tepër, ish-trajneri i saj, Rick Macci, kishte paralajmëruar se Serena po stërvitej maksimalisht për t'u rikthyer në sportin që e dominoi për dy dekada bashkë me motrën e saj, Venus Williams.turneu do të zhvillohet përgjatë këtij muaji në Londër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026