Legjenda e golfit aksidentohet dhe kapët me substanca
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Legjenda e golfit aksidentohet dhe kapët me substanca
tiger woods
02/04/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Legjenda e golfit, Tiger Woods, ka vendosur të bëjë një pauzë nga karriera profesionale për t'iu përkushtuar rikuperimit të shëndetit, pas incidentit të rëndë automobilistik në Florida.

Fituesi i 15 titujve "Major", i cili aktualisht përballet me akuza ligjore lidhur me drejtimin e mjetit nën ndikimin e substancave, ka marrë leje nga gjykata për të kërkuar trajtim mjekësor jashtë vendit. Sipas raportimeve të BBC Sport, pavarësisht se nga aksidenti nuk pati të lënduar, autoritetet kanë ngritur akuza për dëmtim prone dhe refuzim të testimeve mjekësore, ndërsa në posedim të tij u gjetën medikamente kundër dhimbjeve.

Problemet publike të Woods nisën që në vitin 2009, kur një aksident me makinë jashtë shtëpisë së tij zbuloi një skandal tradhtie bashkëshortore, që u pasua nga pranimi i tij për varësi ndaj seksit dhe pilulave të gjumit. Megjithatë, goditja më e rëndë erdhi në vitin 2017, kur ai u gjet i fjetur pas timonit të makinës së tij në Florida. Në atë kohë, testet toksikologjike treguan praninë e pesë llojeve të ndryshme të barnave në gjakun e tij, përfshirë Vicodin (kundër dhimbjeve) dhe Xanax (për ankthin).

Woods refuzon postin e kapitenit për Ryder Cup 2027

Ky ndërprerje e detyruar në karrierë ka sjellë edhe pasojat e para në angazhimet e tij zyrtare. Woods ka konfirmuar refuzimin e rolit si kapiten i ekipit të Shteteve të Bashkuara për turneun "Ryder Cup", që do të zhvillohet në Irlandë në vitin 2027. Përballë kësaj situate të vështirë, opinioni sportiv ka nisur të diskutojë gjerësisht mbi varësinë që bota e golfit ka pasur ndaj figurës së tij, teksa 50-vjeçari përpiqet të lërë pas këtë periudhë të errët dhe të fokusohet plotësisht në betejën për shëndetin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026