Legjenda e Gjermanisë kritikon ekipin pas humbjes: Botërori u kthye në pushime familjare
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Legjenda e Gjermanisë kritikon ekipin pas humbjes: Botërori u kthye në pushime familjare
New Project - 2026-07-01T152111.445
01/07/2026 - 15:21
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, ka bërë një deklaratë të fortë pas eliminimit të Gjermanisë nga Paraguai në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, duke fajësuar atmosferën jashtë fushës për dështimin e kombëtares.

Sipas ish-kapitenit kampion bote, prania e vazhdueshme e bashkëshorteve, partnereve dhe familjarëve të lojtarëve krijoi tensione brenda ekipit.

Matthäus zbuloi se kishte pakënaqësi mes futbollistëve për privilegjet që u ishin dhënë disa familjarëve në udhëtim dhe akomodim, ndërsa të tjerë ishin trajtuar ndryshe. Ai shtoi se këto probleme nuk u bënë publike, por ndikuan në harmoninë e skuadrës.

Fokusi nuk ishte te Botërori. Ishte gjithmonë një ditë falas me familjen dhe një tjetër ditë me familjen. Ata mund të vinin vetëm në çerekfinale, pasi skuadra të kishte arritur diçka,” deklaroi Matthäus, duke e krahasuar situatën me atë që kishte përjetuar edhe Gjermania në Botërorin e vitit 1994.

Ish-fituesi i Kupës së Botës kritikoi gjithashtu edhe praninë e shpeshtë të partneres së trajnerit Julian Nagelsmann, Lena Wurzenberger, pranë ekipit, duke theksuar se situata të tilla nuk janë ideale për qetësinë dhe fokusin e grupit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026