LDK arrin marrëvedhje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë e Ballin Kombëtar
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
LDK arrin marrëvedhje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë e Ballin Kombëtar
LDK12
12/05/2026 - 15:58
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka nënshkruar sot marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë në krye me Ferid Aganin dhe Ballin Kombëtar të Alban Hotit, për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas LDK-së, ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizion të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar.

Kjo, sipas tyre është përpjekje për të ndërtuar një shumicë të re politike që nxjerr vendin nga kriza, hap zhvillim  dhe udhëheq vendin me maturi e dinjitet.

Përveç koalicionit, LDK e ka rikthyer në listë ish-presidenten Vjosa Osmani, si kandidate për presidente dhe si bartëse të listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për kryeministër.

Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme mbahen më 7 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026