Driton Hyseni tregon pse nuk kandidoi për deputet në listën e VV
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Driton Hyseni tregon pse nuk kandidoi për deputet në listën e VV
driton hyseni
15/05/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish deputeti i kësaj partie në tri mandate, Driton Hyseni, ka bërë të ditur, të premten, se nuk kandidoi për deputet edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, pasi angazhimi i tij politik, siç tha, do të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv.

Në një njoftim publik, Hyseni bëri me dije se vendimi është marrë në koordinim me kryeministrin Albin Kurti.

“Angazhimi im do të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, si vijimësi e rrugëtimit dhe betejave tona të përbashkëta për Kosovën”, ka shkruar ai, përcjellë KosovaPress.

Hyseni kujtoi bashkëpunimin me Kurtin që nga viti 1998, kur, sipas tij, ishin bashkë në shërbim të Zyrës së Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Adem Demaçit.

Ai falënderoi qytetarët dhe përkrahësit për mbështetjen e dhënë ndaj tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje gjatë tri proceseve zgjedhore.

“Jam përpjekur me gjithë dijen dhe mundësitë e mia që, me devotshmëri e besnikëri, t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës”, thuhet në deklaratën e tij. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026