Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka mirëpritur sot vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që të votohet pro apo kundër largimit të katër kryetarëve të komunave në veri.
KQZ sot votoi rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.
“Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t'i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm. Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, ka shkruar Von Cramon në rrjetin social X.
Përmbushet 20 përqindëshi për largimin e kryetarëve në veri, caktohet data e votimit • KosovaPress
Në Zubin Potok, nga 1.576 nënshkrime, 1.380 janë vërtetuar se u përkasin qytetarëve me të drejtë vote. Nga numri i përgjithshëm i votuesve, që peticioni të konsiderohej i vlefshëm në këtë komunë kërkoheshin që të mblidheshin së paku 1.347 nënshkrime.
Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut u mblodhën 4.148 nënshkrime prej të cilave 3.653 u përkisnin banorëve me të drejtë vote. Në këtë komunë kërkoheshin së paku 3.640 nënshkrime në mënyrë që peticioni të konsiderohej i vlefshëm.