Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është bërë verifikimi i listave të nënshkrimeve të peticionit për largimin e kryetarëve në katër komunat në veri të vendit. Në raport thuhet se nga listat e pranuara rezulton se në katër komunat, atë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicën e Veriut është përmbushur 20 përqindëshi i kërkuar në peticion për të nisur procedurat e largimit të kryetarëve.
Po ashtu u bë e ditur se koha më e përshtatshme për organizimin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill 2024.
Ai potencoi se në komunën e Zubin Potokut, lista nënshkruese e peticionit përmban 1 mijë e 567 nënshkrime, ku pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve rezulton se 1 mijë e 380 nënshkrues janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote.
Përveç këtyre, Ahmeti theksoi se 20 për qindëshin e kërkuar në peticion e ka përmbushur edhe Zveçani, ku peticionin e kanë nënshkruar 1 mijë e 834 njerëz. Ndërkaq, pas krahasimit me listën e votuesve, ka rezultuar se 1 mijë e 714 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Zveçan.
Përveç këtij raportimit, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar edhe Rregulloret Zgjedhore me numër 05, 08, 10 dhe 11/2024 si dhe vlerësimin vjetor të punës së Zëdhënësit të KQZ-së. /Z.Zeneli/