Votimet e 21 prillit, ministri Krasniqi: Mbesim të vendosur për ta realizuar vullnetin e qytetarëve
Lexohet për: 2 min.
Konferenca Elbert Krasniqi - Artane Rizvanolli (16 of 16)
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi sot se me votimet e 21 prillit për heqjen e kryetarëve në veri po realizohet vullneti i qytetarëve në përputhje me Kushtetutën.

KQZ sot ka caktuar datën 21 prill për votim për largimin e kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, bazuar në afatet kohore të përcaktuara me udhëzimin administrativ.

Përmbushet 20 përqindëshi për largimin e kryetarëve në veri, caktohet data e votimit • KosovaPress

“Gatishmëria jonë për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdojë në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore • KosovaPress

Ai ndërkaq ka dënuar sulmin në pronën private të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, duke thënë se ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme.

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit për KosovaPress: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska • KosovaPress

“Grupet kriminale në Zveçan vazhdojnë me sulme dhe terror, kësaj radhe cak i tyre ishte dyqani privat i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Si institucione shtetërore e dënojmë këtë akt dhe ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024