Lansohet programi për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
Lexohet për: 2 min.
femija
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës nuk po gjen zbatim sa duhet dhe pandemia ndikoi që të pamundësohet një gjë e tillë.

Kështu u tha në lansimin e programit për zbatimit të këtij ligji, ku u vlerësua si set edukativ i munguar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Veç tjerash, u bë e ditur se ky program ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve për mbrojtjen e fëmijës në nivel komunal dhe qendror, si dhe për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e fëmijës.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini deklaroi se ky program është dokument me rëndësi dhe punë e përbashkët mes institucioneve dhe shoqërisë civile.

Drejtoresha e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi deklaroi se pandemia pamundësoi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Kelmendi shtoi se vitin e kaluar janë mbajtur punëtori e takime në të gjitha komunat e Kosovës me përfaqësues të institucioneve nga fusha e arsimit, shërbimeve sociale, shëndetësisë, policisë, gjyqësorit e prokurorisë.

Nënkryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Albana Bytyqi theksoi se Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve nuk po gjen zbatim sa duhet.

Specialisti i politikave sociale dhe familjare nga UNICEF, Dren Rexha theksoi se pasojat e shkeljes së mbrojtjes së fëmijëve janë katastrofike.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve ka hyrë në fuqi në vitin 2020 dhe ka për qëllim të sigurojë përgjegjësitë e të gjitha hallkave të shoqërisë për kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.  /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

KOMF dënon dhunën ndaj 3-vjeçarit në një çerdhe në Fushë Kosovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024