Lajçak me sekretarin spanjoll për BE-në diskutojnë për dialogun
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Lajçak ka njoftuar se me Marcos kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e tjera në Ballkan.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Takimi mes Lajcak dhe Marcos u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Madrid.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024