Paskemi të reja nga ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe!
Ai është përfshirë në zëra për një romancë të re, pasi është parë në shoqërinë e aktores së njohur spanjolle Ester Exposito.
Fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë ata shumë të afërt gjatë darkës, shkruan Oranews.
As Mbappe dhe as Exposito nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen dhe nuk kanë reaguar për të mohuar lajmet.Pretendimet për lidhjen e tyre u publikuan fillimisht nga blogeri francez Aqababe, i cili deklaroi se çifti ishte parë në një bar të hotelit Pullman dhe madje “kishin kaluar gjithë mbrëmjen duke u puthur”, një postim që u bë viral në rrjet.
Aktorja Exppsito, e njohur për rolet e saj në seriale të Netflix, ishte lidhur vetëm pak javë më parë me stilistin meksikan Nini Velez.
Ai pritet të mungojë në ndeshjen e parë të UEFA Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City.