Gazeta prestigjioze spanjolle MARCA e ka përshkruar humbjen 2-1 të Real Madridit në "Son Moix" si një goditje të rrezikshme për shpresat e "Mbretërve" për titull, ku Vedat Muriqi u shndërrua në figurën kyçe që shkatërroi planin e madrilenëve.
Sipas analizës së tyre, derisa madrilenët po gjenin shkëndijat e një përmbysjeje pas golit të Eder Militaos në minutën e 88-të, ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që u shfaq në skenë për të shkatërruar përfundimisht ndeshjen, duke i dhënë një goditje fatale skuadrës së Arbeloas.
Megjithatë, gazeta vë në dukje se performanca e Muriqit, i cili vazhdimisht ishte një kërcënim madhor, theksoi vështirësitë e mbrojtjes madrilene, duke e lënë trajnerin Alvaro Arbeloa në një pozitë të vështirë për të vendosur nëse do t'i besojë eksperiencës së Militaos apo stabilitetit të Huijsen në një sfidë kaq jetike për sezonin.
KosovaPress