Kuvendi të themelojë çmimin Eliot Engel dhe të vendosë një memorial përkujtimor
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi të themelojë çmimin Eliot Engel dhe të vendosë një memorial përkujtimor
tahiri240426
24/04/2026 - 11:51
Linku u kopjua

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të themelojë çmimin Eliot Engel, si dhe të vendosë një memorial përkujtimor në ambientet e legjislativit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan.

Në seancën përkujtimore të Kuvendit për kongresmenin amerikan, Eliot Engel, shefi i deputetëve të AAK-së tha se Engel ishte një përkrahës i palëkundur i Kosovës në procesin e lirisë, shtetndërtimit dhe pavarësisë.

Tahiri partia e të cilit ishte iniciuese e kësaj seance, kërkoi që Kuvendi të themelojë çmimin Eliot Engel që t’u ndahet miqve dhe personaliteteve që kanë dhënë kontribut në forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA.

“Prej sot presim që Kuvendi të themelojë çmimin Eliot Engel, i cili do t’u ndahet miqve amerikanë dhe personaliteteve apo institucioneve që kanë dhënë kontribut të veçantë në mbështetje të Kosovës, në forcimin e partneritetit me SHBA-në... Presim nga Kuvendi i Kosovës që të vendoset një memorial përkujtimor në ambientet e Kuvendit dhe të jetë aty gjithmonë si shenjë e përhershme e kujtesës dhe mirënjohjes sonë institucionale për miqtë e Kosovës”, theksoi ai.

Engel ndërroi jetë ditë më parë. Ai ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një personazh të famshëm në Kosovë.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë në nder të Engelit dhe madje ka lëshuar një pullë me imazhin e tij. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026