Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar duke theksuar se LDK “nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara”, duke nënvizuar se vendimet në parti janë marrë gjithmonë në Kuvend, hapur, me debat dhe me shumicë votash.
Ai ka bërë të ditur se kjo qasje do të ndiqet sërish këtë të shtunë, kur LDK do të mblidhet për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet e saj, “me vullnet të lirë dhe me votë të lirë”, siç i takon një partie demokratike.
“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo”, shkruan Abdixhikun ë Facebook.
Ai po ashtu ka njoftuar se sot ka dërguar ftesën zyrtare për delegatët e LDK-së dhe se të shtunën do të takohen për të vendosur “drejtimin e shtëpisë sonë”.
Hoti ka vendosur ta kërkojë besimin në kuvendin e LDK-së, pasi kryetari aktual Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen dhe tash i mbetet Kuvendit që të vendos për apo kundër.
Të shtunë, LDK në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin pritet të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.
https://kosovapress.com/avdullah-hoti-shpall-kandidaturen-per-kryetar-te-ldk-se
https://kosovapress.com/dega-e-ldk-se-ne-peje-shumica-ne-mbeshtetje-te-abdixhikut