Kuvendi miraton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar
Lexohet për: 1 min.
Seanca Plenare 220922 (5 of 22)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Për këtë projektligj votuan 58 deputetë, katër abstenuan, ndërsa një votë ishte kundër.

Ky projektligj është në shqyrtim prej muajit mars të këtij viti në Kuvend, ku disa herë është hedhur në votim mirëpo për të njëjtin nuk ka pasur vendimmarrje.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025