Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite FSK në Gaza
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite FSK në Gaza
nagavci
14/04/2026 - 13:59
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të premten në seancën e radhës.

Të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë të premten Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe dërgimin e FSK-së në Gaza.

Kjo u bë e ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të martën.

“Ka një pajtim që seanca të ftohet ditën e premte në orën 10:00, pasi sipas rregullores duhet të zbatohet kriteri formal prej dy ditësh për thirrjen e seancës. Në këtë seancë, përveç pikave të rregullta, do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, meqenëse komisioni ad-hoc ka kryer punën dhe komisioni funksional ka kryer raportin. Po ashtu do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe vendimi i qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza”, tha ajo. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026