Kuvendi Komunal i Obiliqit mban mbledhje të jashtëzakonshme, miratohet plani për transportin publik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi Komunal i Obiliqit mban mbledhje të jashtëzakonshme, miratohet plani për transportin publik
obiliqi
17/04/2026 - 17:01
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është diskutuar dhe miratuar një nga çështjet me rëndësi për qytetarët e kësaj komune.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i planit të rrjetit të linjave si dhe subvencionimi i transportit publik për udhëtarët në territorin e Obiliqit.

Në këtë mbledhje morën pjesë 11 asambleistë, të cilët votuan pro.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Obiliqit, mbledhja është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe synon përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026