Kuvendi dështon t'i zgjedhë dy gjyqtarë të rinj për Kushtetuese
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi dështon t'i zgjedhë dy gjyqtarë të rinj për Kushtetuese
Seanca e Kuvendit - 10 prill 26
Foto Ilustruese
17/04/2026 - 20:29
Linku u kopjua

Asnjë kandidat nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t'u bërë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi i Kosovës ka votuar në katër runde për këto pozita, por pas dështimit i duhet që ta përsëris konkursin, raporton KosovaPress.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se komisioni përkatës duhet që të ndërmerr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses.

Kështu ka rrjedhur procesi i votimit në katër runde:

Në rundin e parë të votimit kanë marrë pjesë 114 deputetë, të pavlefshme kanë qenë dy fletëvotime.

Benina Kusari ka marrë tri vota, Emine Abdyli Pozhari 58 vota, Flamur Mrasori 47 vota, Jorida Xhafaj 57 vota, Shpresa Emra 14 vota dhe Zahir Çerkini 43 vota.

Në rundin e dytë, është larguar nga gara Benina Kusari për shkak që mori më së paku vota.

Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë dhe Emine Abdyli Pozhari ka marrë 63 vota, Jorida Xhafaj 62 vota, Flamur Mrasori 42 vota, Zahir Çerkini 42 vota dhe Shpresa Emra 12 vota.

Në rundin e tretë është eliminuar nga gara kandidatja Shpresa Emra.

114 deputetë kanë marrë pjesë në rundin e tretë, të pavlefshme kanë qenë 3 fletëvotime.

Emine Abdyli Pozhari mori 60 vota, Jorida Xhafaj 63 vota, Flamur Mrasori 49 vota dhe Zahir Çerkini48 vota.

Në rundin e katërt nuk ka qenë në garë Zahir Çerkini.

Në votimin e fundit kanë marrë pjesë 115 deputetë, të pavlefshme kanë qenë katër fletëvotime.  Emine Abdyli Pozhari mori 60 vota, Jorida Xhafaj 62 vota dhe Flamur Mrasori 51 vota.

Kështu pas një seance maratonike sot, me këtë pikë, Kuvendi i Kosovës mbylli punimet e seancës së sotme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026