Kush nga familja Lipa rikthehet në Sunny Hill?
Magazina
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kush nga familja Lipa rikthehet në Sunny Hill?
Whats_App_Image_2026_07_03_at_16_32_32_2_1_e2a4e33fb8
20/07/2026 - 13:12
Linku u kopjua

Si duket në familjen Lipa talenti nuk mbetet vetëm tek ylli i pop muzikës Dua Lipa, por i shkon dhe vëllait të saj Gjinit.

Është bërë tashmë e ditur se 20 vjeçari do të performojë në skenën e Sunny Hill-it përkrah arstistëve të mëdhenjë ndërkombëtarë dhe vendor.

Nga producimi i këngëve si “Scary” për dyshen A1 x J1, e në performimin në festivale të mëdha, DJ-i kosovar po merr mjaft famë vitet e fundit.

Gjini ka pasur një agjendë të ngjeshur këtë vit, ku ai ishte DJ në after party-in e BRIT AWARDS 2026 së bashku me motrat e tij Duan dhe Rinën, si dhe në festivalin dy ditor Hangar Festival në Bruksel.

Kurse për publikun e Sunny Hill, ai mbahet mend për kombinimin e bukur që e ka pasur me Ledri Vulën, dhe pritet të sjell po të njëjtën energji këtë vit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026