Kush ndez zjarr në Graçanicë do të hetohet e dënohet - monitorohet nga droni
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kush ndez zjarr në Graçanicë do të hetohet e dënohet - monitorohet nga droni
zjarrfiksi-me-dron
16/07/2026 - 15:09
Linku u kopjua

Qytetarët e Graçanicës u paralajmëruan të enjten se i kanë gjasat e vogla të shpëtojnë pa u hetuar, e mbase edhe dënuar, nëse ndezin zjarre ose i nxisin ato.

Kjo për faktin se për të zbuluar kush i shkaktoi flakët, do të angazhohen edhe dronë.

Këtë paralajmërim graçanicasve ua kumtoi komandanti i stacionit të zjarrfikësve në këtë komune, Florim Ajeti, gjatë një aktiviteti vetëdijesues, bashkë me përfaqësues të policisë, që u mbajt këtu e i cili kishte për qëllim shtimin e kujdesit në lidhje me zjarret.

"Ky aktivitet që patëm sot kjo është më shumë aktivitet lajmërues, vetëdijesues për qytetarët tanë, për mos rindezjen, mos shkaktimin e ndezjeve të zjarreve, mbasandaj fshirjen e mbeturinave këtu, mos hedhjen e cigareve nëpër rrugë se shkaku i tyre po ndodhin edhe këto. Sot e ngritëm edhe dronin, me i paralajmëru qytetarët që monitorohen edhe me dron. Në rast se do të ketë kapje të tyre, do të pasojnë dënimet që janë të parapara me ligj", tha Ajeti.

Ajeti u tha të pranishmëve që zjarrëvënia gjobitet me 500 euro, ose 30 deri në 50 ditë burgim, varësisht nga dëmet e shkaktuara.

Teksti i plotë në sistemin me parapagim


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026