Kurti uron Ditën e Goranëve
Lexohet për: 1 min.
1.Albin Kurti 120422 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar komunitetin goran në Kosovë për ditën e tyre.

 Në këtë ditë feste, kryeministri ka falënderuar pjesëtarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës.

“Si Qeveri angazhohemi çdo ditë që të mbrojmë të drejtat dhe identitetin kulturor të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ka thënë ai, duke theksuar se Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Urimi përmbyllet me urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë për të gjithë qytetarët goranë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025