Kurti takon kryetarët e qendrave të LVV-së: Për 2 vjet qeverisje në Kosovë s’ka korrupsion
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të kësaj partie në Kosovë e mërgatë.

Në këtë takim, VV-ja bëri të ditur se është diskutuar situata politike e çështjet organizative të kësaj partie.

Sipas VV-së, gjatë qeverisjes së tyre që në mars bëhen dy vjet, “s’ka korrupsion, ka investime, reforma në sistemin institucional e përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”.

“Në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse. Nënkomitetet profesionale në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të janë shtyllë e rëndësishme e strukturimit të mëtejmë organizativ e politi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Njoftimi i plotë:

Sot është mbajtur mbledhje me kryetarët/et dhe sekretarët/et e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë dhe Mërgatë. Nën prezencën e kryetarit të Lëvizjes njëherazi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sekretarit organizativ të LV-së, Alim Rama, koordinatorit të qendrave, Valon Hoti, si dhe drejtueses së komiteteve profesionale në LV, Dejona Mihali, është diskutuar situata politike e posaqërisht çështjet organizative që ndërlidhen me punën e strukturave organizative në qendra.

Tek situata politike, Kryeministri Kurti foli rreth aktualitetit politik në vendin tonë, por dhe për punët e shumta që janë kryer përgjatë vitit që sapo lamë pas dhe që do të vazhdojnë në vijim. Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme.

Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qëndrore.

Për vitin 2023, sikurse për vitet paraprake, drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë bërë planifikimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve, që përfshijnë datat e shënuara në komunat e tyre, e poashtu edhe aktivitetin opozitar e bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin ku ata jetojnë e veprojnë në kuptimin e adresimit e trajtimit të çështjeve që janë preokupim në përditshmërinë e tyre.

Në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse. Nënkomitetet profesionale në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të janë shtyllë e rëndësishme e strukturimit të mëtejmë organizativ e politik.

Mbledhjet e karakterit organizativ sikurse kjo e sotmja, do të janë më të shpeshta edhe në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Strukturat e reja të konsoliduara nga procesi i fundit zgjedhor do të rrisin dinamikën e angazhimit pranë komunitetit ku jetojmë e angazhohemi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024