Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e Zyrave për Komunitete nëpër komuna të Kosovës, për t’i dëgjuar problemet, sfidat, mundësitë për bashkëpunim, por edhe arritjet e tyre kryesore.
Kurti para të pranishmëve ndau disa iniciativa për të cilat tha se do të afirmojnë më tej punën e institucioneve me komunitetet e Kosovës: 100 praktikantë nga komunitetet, grante, shpërndarje të 1.5 milionë eurove, buletini për tryezat e rrumbullakëta.
Më tej, Kurti i falënderoi për mbështetjen e deritanishme, kontributin dhe angazhimin e dhënë nëpër komunat e tyre.
Ndërsa, këshilltarja politike për Çështjet e Komuniteteve Elizabeth Gowing tregoi për mundësinë e përfitimit të granteve nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Me theks të veçantë foli për transparencën e dhënies së granteve, por edhe për monitorimin, për ç’ gjë kërkohet edhe ndihma nga Zyrat për Komunitete nëpër komuna të Kosovës, thuhet në komunikatë.