Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Me këtë marrëveshje, siç u tha, informacioni i kategorizuar do të ruhet dhe nuk do të zbulohet, përveç atyre që posedojnë certifikatë të sigurisë.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryeministri Albin Kurti tha se koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme.
Kurti shtoi se kjo marrëveshje parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur dhe mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar.
Edhe ambasadori Jeff Hovenier tha se kjo marrëveshje çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, përmes shkëmbimit të informatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Ambasadori amerikan tha se kjo marrëveshje pasqyron përkushtimin ndaj qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta, e po ashtu edhe të ardhmes së sigurt të të dyja vendeve. /Sh.Pajaziti