Kurti: Të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje
Albin-Kurti-1234
Foto Arkiv
18/06/2026 - 15:12
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se partitë duhet të sillen në përputhje me rezultatin që e morën në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Kurti falënderoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh uroi partitë opozitare për rezultatet e korrura në zgjedhje

“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë dhe siguruan mbarëvajtjen e zgjedhjeve.  Dolëm me rezultat të qartë të parët. I uroj edhe partitë opozitare për rezultatet e korrura”, shkroi Kurti në rrjete sociale.

Ai tha se tash presin certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisin punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja,

“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar aq nga zgjedhjet paraprake. Është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore. Nga viti i kaluar kemi humbur shumë kohë dhe është jetike të sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveria me mandat të plotë dhe president të zgjedhur”, tha Kurti.

Në zgjedhjet e  7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti fitoi sërish shumicën mes partive shqiptare në Kuvend, duke marrë 53 deputetë. PDK-ja 22 deputetë , LDK-ja 18 dhe Aleanca 7 deputetë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026