Kurti: Po punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen pa diskriminim
Lexohet për: 2 min.
Kurti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe po punon që të gjithë qytetarët e vendit të trajtohen pa diskriminim.

Në fjalimin e tij gjatë pjesëmarrjes në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali, Kurti tha se për të përparuar si shoqëri është e domosdoshme që përparimi i vazhdueshëm të jetë i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai theksoi se në këtë drejtim kanë miratuar strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve ashkali dhe rom, 2022-26.

Ndërsa, ka shtuar se me pakon për ringjalljen ekonomike kanë mbështetur rreth 800 mijë qytetarë.

Mes tjerash, Kurti tha se si qeveri po punojnë për krijimin e mundësive të barabarta me fokus në shkollim dhe punësim, siç tha ai, si kundërpërgjigje ndaj kërkimit të lëmoshës e martesave të hershme.

Në mbështetje të komunitetit ashkali, rom dhe egjiptian, ai tha se kanë ndarë bursa në vlerë prej 300 mijë euro.

Se ky takim është i rëndësishëm për t’i diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohen komuniteti ashkali e tha edhe deputeti nga radhët e komunitetit ashkali, Bekim Arifi. Ai theksoi se kryeministri Kurti po e dëshmon që ky komunitet është i rëndësishëm për Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025