Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg
Gjermania11
11/05/2026 - 22:44
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të konferencës ndërkombëtare "Future Industry Minds 2026" në Gjermani, zhvilloi një takim bilateral me Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Micong Klimes.

Sipas njoftimit, duke shprehur mirënjohjen ndaj Gjermanisë, si një partner i palëkundur për dekada, kryeministri në detyrë Kurti përmendi kontributin e madh në zhvillimin e shoqërisë, infrastrukturës, shërbimeve dhe institucioneve nëpërmjet BMZ-së, GIZ-it, KfË-së, si dhe financimit të organizatave të shoqërisë civile.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se është e rëndësishme që të kalohet në një nivel të ri bashkëpunimi, nga ndihma tek investimi i përbashkët.

“Në këtë kontekst, ai nënvizoi se përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg, në investime dhe bartje të njohurive industriale që krijojnë vende pune dhe gjenerojnë të ardhura”, citohet Kurti në komunikatë.

Teksa përmendi se mërgata kosovare në Gjermani veçse po ndërton ura ndërmjet dy vendeve, kryeministri në detyrë Kurti theksoi nevojën për një bashkëpunim të strukturuar bilateral dhe një platformë që mundëson investime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026